Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin M. T., 30 vjeç, banues në Bubullimë, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
V. B., 62 vjeç, banues në Berat, pasi në fshatin Suk 1, Roskovec, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Renault” në gjendje të dehur.
E. L., 22 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, Fier, pasi në fshatin Dërmënas duke drejtuar automjetin tip “Suzuki”, është përplasur me automjetin tip “Nissan” me drejtuese shtetasen M. B., 47 vjeçe, dhe për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin tip “Nissan”, shtetasi H. B., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.