Mallakastër/ Në vjim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u kap dhe u ndalua shtetasi N. A., 43 vjeç, banues në Drenovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.
Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike” shtetasin V. K., 45 vjeç, banues në Çukas, Lushnjë, pasi në banesën e tij është konstatuar duke vjedhur energji elektrike.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” shtetasin L. Ç., 57 vjeç, banues në Ngurrëz, Lushnjë, pasi në fshatin Ngurrëz, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, i papajisur me leje drejtimi, është përplasur me motomjetin tip “Kinlon” me drejtues shtetasin K. Gj., 20 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.