Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. Sh., 60 vjeç, V. N., 48 vjeç, dhe F. P., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi janë kapur duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin K. P., 25 vjeç. Po punohet për kapjen e 22-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.