DVP Fier/Punonjësit e Policisë dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ‍️dhuruan gjakpër të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Punonjësit e Policisë i janë përgjigjur menjëherë thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Tiranë , për të dhuruar gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia, si mënyra më e mirë për t’iu ofruar atyre, shpresë dhe mbështetje.

Përtej përkushtimit të përditshëm për sigurinë dhe rendin publik, dhurimi i gjakut është një akt solidariteti dhe humanizmi që forcon lidhjen e Policisë me komunitetin.

Ky gjest përfaqëson angazhimin tonë të vazhdueshëm për të qenë pranë komunitetit, si dhe për të ofruar ndihmë dhe mbështetje në çdo moment.

#DhuroGjakShpëtoJetë
#BashkëPërKomunitetin