DVP Fier/Procedohen penalisht 2 shtetas

Lushnjë/Shfrytëzonte një sipërfaqe 500 m2 në lagjen “Loni Dhamo”, si vendparkim automjetesh, pa e regjistruar në organet tatimore, procedohet penalisht 43 vjeçari.

Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, në çdo fushë që ato shfaqen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë konstatuan se nuk ishte deklaruar në organe tatimore, një aktivitet ekonomik (vendparkim automjetesh) në lagjen “Loni Dhamo”.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për administratorin e këtij aktiviteti, shtetasin E. B., 43 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të pa regjistruar në organet tatimore, të pa pajisur me kasë fiskale” dhe “Fshehja e të ardhurave.

Fier/Pengoi lëvizjen në lagjen “29 Nëntori”, me automjetin që parkoi në mënyrë të parregullt, procedohet penalisht 39-vjeçari.

Bllokohet automjeti.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrolleve me objektiv konstatimin e rasteve të parkimeve të gabuara të mjeteve, që bëhen shkak për pengimin e qarkullimit, evidentuan në lagjen “29 Nëntori”, një tjetër rast të tillë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. H., 39 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Gjithashtu, u bllokua automjeti që drejtonte ky shtetas.

Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.