DVP Fier – Procedohen penalisht 2 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Divjakë, në vijim të kontrolleve të përditshme gjatë periudhës së festave, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit, përdorimit dhe/ose tregtimit të lëndëve piroteknike, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. S., 57 vjeç, banues në Divjakë, sepse nga kontrollet, u konstatua se në dyqanin e tij, në lagjen nr. 1, shiteshin fishekzjarre, në kundërshtim me ligjin. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 62 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.