Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases M. G., 36 vjeçe, banuese në Fier, e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Faqet Online”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës.
Për këtë shtetase, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
36-vjeçarja iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.
—
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier ndaluan shtetasin E. Xh., 21 vjeç, banues në Divjakë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 36 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar djali i tij i mitur 6 vjeç, i cili ndodhet nën spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, pasi shtetasi O. F., 36 vjeç, banues në Fier, ka bërë kallëzim se është kanosur me fjalë nga dy shtetas të paidentifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.