DVP Fier, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Fier

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 23 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

•Pas transmetimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, të rastit ku shfaqet një mjek duke marrë një shumë parash për një operacion që kishte kryer, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. S., 64 vjeç, banues në Fier (mjek në Spitalin Rajonal Fier), për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 63 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, pasi ka goditur me grushte dhe ka kanosur me mjete të forta një shtetas 32 vjeç;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Çermë Sektor, në ecje e sipër, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë automjeti me drejtues shtetasin K. D., ku për pasojë pati vetëm dëme materiale.

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar në fshatin Kapaj, një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases M. Sh.;
-referuan materialet në Prokurori pasi ka bërë kallëzim shtetasi J. C., 52 vjeç, banues në Hekal, se prej 2 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij M. C., 30 vjeç. Po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit.

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme mbi aksidentin e ndodhur në fshatin Shën e Premte Divjakë, arrestuan drejtuesin e automjetit, shtetasin A. D., 20 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor;
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. K., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në fshatin Gradishtë, automjeti që drejtonte është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi R. H., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ç., 28 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.