DVP Fier, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasit K. A., 21 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Divjakë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi këta 3 shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të mitur. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasit A. Q., 47 vjeç, banues në Vlorë, dhe A. Ç., 68 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.