DVP Fier
Sektori për Hetimin e Narkotikëve arrestoi shtetasin E. A., 38 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Vogël, Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Policia Rrugore arrestoi shtetasin A. J., 51 vjeç, banues në Patos, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin A. M., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y., 69 vjeç dhe A. Y., 43 vjeç (babai dhe i biri), të dy banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas.
Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin H. B., 48 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.