DVP Fier – Finalizohet operacioni i koduar “Transit”

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Fier, vihen në pranga 2 shtetase nga Rumania.

Procedohen penalisht 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Sekuestrohet një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet dhe 3 celularë.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një tjetër rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Transit”, arrestuan shtetaset:

-I. D., 21 vjeçe, dhe G. B., 45 vjeçe, të dyja banuese në Rumani.

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet si dhe 5 celularë.

Për këtë rast u proceduan penalisht 1 shtetas banues në Divjakë, dhe 1 shtetas banues në Fier, përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.