Drejtonte pa leje drejtimi një motomjet të dyshuar të trafikuar dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga.
Gjithashtu ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjetit pa leje drejtimi” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasi:
D. B., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savrës”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Kymco”, nuk i është bindur urdhrit të patrullës së Policisë së Komisariatit Lushnjë për të ndaluar. Nga verifikimet e kryera, dyshohet se ky mjet është i vjedhur jashtë shtetit dhe i trafikuar në Shqipëri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”:
A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në datën 27.09.2020, në bashkëpunim me shtetasin N. H., 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë 2 ditë më parë), nën kërcënimin e një mjeti prerës i ka marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin P. Z., 51 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.