Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 39 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi B. K., 41 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar pa leje, një objekt për biznes, në fshatin Zhamë Sektor.
—
Në datë 17.06.2022, në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, në banesën e shtetasit L. M., 72 vjeç, ka rënë zjarr. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike.
Në datë 17.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi A. T., 62 vjeç, banues në Fier, se vajza e tij, shtetasja P. T., 26 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa në datë 15.06.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 26-vjeçares.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.