DVP Elbasan/Zhvillohen takime me nxënësit, në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të rinjve”

DVP Elbasan

Vazhdon programi i ndërgjegjësimit me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në të gjithë qarkun Elbasan, në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të rinjve” ‍♀️

Këtë radhë, takimet u zhvilluan në shkollat “Imelda Lambertini”, “Qamil Guranjaku”, Elbasan, “4 Dëshmorët”, Gramsh dhe “Drita Como”, Cërrik. Punonjësit e Policisë, në bashkëpunim me stafet pedagogjike, organizuan diskutime të hapura me nxënësit për tema që lidhen me sigurinë.

Çështjet kryesore të trajtuara ishin:
Dhuna dhe ndikimi i saj në mjedisin shkollor;
Bullizmi – format, pasojat dhe mënyrat e parandalimit;
Siguria në internet dhe mbrojtja nga bullizmi kibernetik;
Ndërgjegjësimi për rrezikun e trafikimit të fëmijëve.

Gjatë këtyre takimeve, punonjësit e policisë ndanë këshilla praktike, sollën raste konkrete dhe përdorën materiale edukative për të ndihmuar nxënësit të njohin më mirë rreziqet dhe të veprojnë në mënyrë të sigurt.

#SiguriaETëRinjve #PoliciaNëShkollë #StopBullizmit #TëSigurtNëInternet #KomunitetISigurt ‍♀️