DVP Elbasan/Zhvillohen aktivitete me nxënësit, në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të rinjve”

DVP Elbasan

Vijojnë aktivitetet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në qarkun Elbasan, në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të rinjve” ‍♂️

Gjatë takimeve të zhvilluara në shkolla të qyteteve Elbasan, Gramsh, dhe Cërrik, punonjësit e Policisë, në bashkëpunim stafin mësimor të shkollave, zhvilluan biseda të hapura me nxënësit mbi çështje që lidhen me sigurinë e tyre.

Temat kryesore të diskutimit ishin:
Dhuna dhe format e saj;
Bullizmi dhe pasojat tek të rinjtë;
Bullizmi kibernetik dhe siguria në internet;
Mbrojtja nga trafikimi i fëmijëve.

Gjatë takimeve, punonjësit e policisë ndanë këshilla të dobishme, treguan shembuj realë dhe përdorën materiale informuese për të nxitur ndërgjegjësimin mbi sigurinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit.

Takimet sensibilizuese do të vijojnë edhe në shkollat e tjera të qarkut Elbasan.

#SiguriaETëRinjve #PoliciaNëShkollë #StopBullizmit #TëSigurtNëInternet #SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt ‍♂️