DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Fee”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.
Vihet në pranga një 44-vjeçar i shpallur në kërkim 4 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, kapën në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria dhe ndaluan shtetasin peruan të shpallur në kërkim J. G., 44 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.