30-vjeçari i dënuar dhe në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin në kërkim, Denis Meçja, 30 vjeç, banues në Elbasan.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas më datë 24.05.2016 në një lokal, ka goditur me grushta e sende të forta, shtetasin B. K., me banim Elbasan, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Shtetasi Denis Meçja prej vitit 2017 deri në nëntor 2021 ishte në burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.