DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 54 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopësht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. J., 49 vjeç, banues në Berat dhe A. B., 19 vjeç, të dy banues në Peqin, pasi pasditen e djeshme, pranë fshatit Papër, automjetet që drejtonin këta shtetas, janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer në automjetin e 19-vjeçarit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. D., 48 vjeç, banues në Prrenjas, pasi në rrugë, për motive të dobëta, ka kanosur një 64-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. I., 43 vjeç, banues në Belsh, pasi dyshohet se më datë 11.11.2023, për shkak të një konflikti për motive pronësie, i ka dëmtuar një sipërfaqe toke, të mbjellë me bimë medicinale, një 54-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.