DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin A. S., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi A. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj. Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. C., 20 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Sh., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti ka goditur një automjet tjetër që ka qenë i ndaluar në anë të rrugës. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë në këto 2 automjete, të cilët pasi kanë marrë asistencë mjekësore, janë larguar në banesa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.