DVP Elbasan – Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ka goditur me send të fortë (kaçavidë) shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh ndaluan me iniciativë shtetasin Y. B., 59 vjeç, banues në fshatin Tunjë, Gramsh, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një parcelë e mbjellë me bimë medicinale, në pronësi të shtetasit F. M., si dhe një sipërfaqe kullote.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. E., 61 vjeç, banues në fshatin Rrasë, Belsh, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që për asnjë arsye të mos ndezin zjarr, pasi do të përballen me ligjin, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin V. R., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮‍♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮‍♂️🇦🇱