DVP Elbasan – Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë

Vihen në pranga 3 shtetas që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur.

Procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit apo drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

-A. H., 43 vjeç, banues në Belsh, A. U., 46 vjeç, banues në Elbasan dhe M. T., 37 vjeç, banues në Cërrik, pasi janë kapur në flagrancë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Moslëshimi i kuptonit tatimor”, në ngarkim të shtetasit K. Gj., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi cigaresh elektronike, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-D. M., 42 vjeç, banues në fshatin Dërstilë, Elbasan, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi në oborrin e banesës së tij, janë gjetur 5 m3 dru zjarri, të prera në mënyrë të paligjshme;

-Xh. K., banues në fshatin Tregan, Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ka ndërtuar një objekt shtesë, në pronën e tij, pa lejen përkatëse.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në ngarkim të shtetasit E. Ç., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në fshatin Kotodesh, Prrenjas, u kap duke trasportuar 5m3 dru, të prera në mënyrë të paligjshme.

Në Komisariatin e Policisë Elbasan ka berë kallëzim shtetasi A. P., 43 vjeç, banues në lagjen “28 Nentori”, Elbasan, se është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja M. L., 37 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.