Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 50 vjeç, banues në fshatin Hajdarajn, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në Cërrik, pasi më datë 02.01.2023, në aksin rrugor “Gostimë-Mollas”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë, kanë mbetur të dëmtuar shtetasi M. D. dhe 3 pasagjerë në automjetin e tij, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka dëmtuar në këmbë, me mjet prerës (thikë), një 23-vjeçar, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, u largua për në banesë.
Ka kallëzuar shtetasi L. L., 45 vjeç, banues në fshatin Pishaj, Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi G. L., 16 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.