DVP Elbasan – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë dhe shpallet në kërkim 1 tjetër

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 61 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjete të forta shtetasin S. K. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin S. K., 63 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ky shtetas ka dëmtuar murin rrethues të banesës së 61-vjeçarit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi ka paguar furnizimin e makinës me naftë, me një kartmonedhë që dyshohet se është e falsifikuar.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin A. D., 45 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, pasi u konstatua duke transportuar në automjetin e tij, mbetje të rrezikshme për mjedisin.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin F. H., 57 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi ka bllokuar rrugën e kalimit pranë banesës së tij, me makineri bujqësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.