DVP Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin G. K., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka dhënë dëshmi të rreme në Gjykatë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. K., banues në Elbasan, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë frutore dhe një sipërfaqe toke me shkurre, në pronësi të një shtetasi tjetër.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 27 vjeç, banues në Belsh, pasi ditën e djeshme, në fshatin Lolaj, Peqin, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një automjet tjetër dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Belsh, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka fyer një 31-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.