DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Belsh, pasi më datë 22.03.2024, në rrugën “28 nëntori”, automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi italian S. B.. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. L., 63 vjeç, me detyrë drejtues teknik i një firme ndërtimi, pasi ditën e djeshme, aksidentalisht, gjatë punës, është rrëzuar nga skela punonjësi i kësaj firme, shtetasi F. M., 35 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-E. K., 27 vjeç, banues në fshatin Jagodinë, pasi më datë 21.03.2024, në fshatin Llixhë, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një 21-vjeçare. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, sherbimet e Policisë gjetën 1 pistoletë plastike me ajër, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., 65 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin, një shtetasi 64 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 36 vjeç, F. H., 34 vjeç, I. H., 23 vjeç dhe J. H., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 53 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa ullinj në pronësi të shtetasit B. B..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.