DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 33 vjeç, banues në fshatin Shtërmen, Cërrik, pasi në gjendje të dehur, ka thyer me sende të forta (gurë), xhamat e 4 automjeteve, në aksin rrugor Gostimë-Cërrik. Gjithashtu, ky shtetas ka dëmtuar derën e Qendrës Shëndetësore të fshatit Shtërmen dhe në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin T. R., 30 vjeç, banues në Cërrik, pasi për motive të dobëta, ka thyer xhamin e lokalit të shtetasit F. H.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit U. G., 24 vjeç, P. V., 22 vjeç, A. S., 26 vjeç dhe R. Y., 25 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me njëri-tjetrin, në një lokal, në rrugën “11 Nëntori”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.