DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 47 vjeç, banues në Belsh, pasi për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasin L. B., 50 vjeç, banues në fshatin Dragot, duke përdorur edhe sende të forta. Të dy këta shtetas ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. Q., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtmi.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “11 Nëntori”, me automjetin që drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në Elbasan. 30-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. S., 50 vjeç, banues në fshatin Guri i zi, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 35-vjeçar;
-A. K., 35 vjeç, banues në Peqin, pasi ka kundërshtuar me fjalë dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të lëvizur automjetin që e kishte parkuar në mënyrë të parregullt, si dhe ka prishur rendin dhe qetësinë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.