Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin në kërkim M. Q., 31 vjeç, banues në Prrenjas, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 55 vjeç, banues në Gramsh, pasi mbrëmjen e djeshme, në Gramsh, motomjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen P. D. Si pasojë është dëmtuar 55-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 19 vjeç, banues në Gramsh, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Sh., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ndezur zjarr në lagjen “Skënderbej”, për të djegur disa sende të përdorura. Gjithashtu, ai nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
-Më datë 25.02.2024, në fshatin Gostimë, Cërrik, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. Z., 36 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të pjesshme materiale.
-Më datë 26.02.2024, në fshatin Irmath, Gramsh, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. M., 47 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të pjesshme materiale.
Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rasteve.