Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin A S., 30 vjeç, banues në fshatin Jetesh, Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 34 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.