DVP Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 74 vjeç, banues në fshatin Valas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 35-vjeçar. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim shtetasi G. Ç., 34 vjeç, pasi dyshohet se gjatë këtij konflikti, ka dhunuar fizikisht, 74-vjeçarin. Punohet për kapjen e shtetasit G. Ç..
Këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë dhe për shtetasin M. Ç., 56 vjeç, banues Elbasan, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një 68-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., pasi nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për një 12-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, një 14-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.