DVP Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 60 vjeç, banues në Cërrik, pasi ditën e djeshme, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi anës lumit Devoll.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
- D. K., 32 vjeç dhe A. P., 35 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në efektin e alkoolit, kanë goditur me grushte një 37-vjeçar;
-D. P., 61 vjeçe, banuese në fshatin Gjinar, pasi ka kallëzuar shtetasi A. R., me detyrë inxhinier pyjesh, se kjo shtetase ka dëmtuar derën e godinës së Angjencisë së Zonave të Mbrojtura, në fshatin Gjinar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.