DVP Elbasan/Procedohen në gjendje të lirë 8 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian L. R., 41 vjeç, me detyrë administrator i një fasonerie dhe për shtetasin A. K., 38 vjeç, me detyrë ekonomist i këtij subjekti, pasi dyshohet se kanë paraqitur disa herë, të dhëna fiktive për vendndodhjen e subjektit, me qëllim për të shmangur detyrimet tatimore. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Zogu i Parë”, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Rr., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. B., 65 vjeç dhe S. B., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi kanë kanosur dhe fyer njëri-tjerin, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në Cërrik, pasi në mënyrë të përsëritur ka ndjekur dhe telefonuar një 17-vjeçare, pa pëlqimin e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 70 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje, në një banesë, në fshatin Polis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 23 vjeç, banues në fshatin Kacivel, pasi gjatë natës, në lagjen “Holta”, ka dëmtuar me kaçavidë, gomat e automjetit të një shtetaseje, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
-Në Komisariatin e Policisë Elbasan, është paraqitur një shtetase 32 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ka kallëzuar se në një faqe online, janë keqpërdorur të dhënat e saj, për një aplikim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.