DVP Elbasan – Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

-E. P., 39 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë naftë në një kamionin të parkuar;

-P. J., 48 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë për një masë administrative të vënë ndaj tij;

-K. D., 36 vjeç dhe D. Y., 38 vjeç banues në Elbasan, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Fyerja”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. A., 39 vjeçe, banuese në fshatin Pobrat, Elbasan, se është konfliktuar fizikisht me këta shtetas dhe ata e kanë fyer.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

-Sh. V., 60 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi dyshohet se pushtuar në mënyrë të kundërligjshme, një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases N. M

-M. G., 69 vjeçe banuese në Fushë-Rrajcë, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi ka hequr gardhin e kufirit ndarës të pronës, i cili ishte vendosur autoritetet kompetente;

-R. L., 63 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë, Librazhd, për veprën penale, “Ndërtimi i Paligjshëm”, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, dyshohet i mbytur në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas. Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Në vijim të informacionit për largimin nga banesa të shtetases M. Z., 31 vjeçe, banuese në Librazhd, ju bëjmë me dije se shtetasja është gjetur. 31-vjeçarja ka deklaruar se është larguar nga banesa me dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.