DVP Elbasan/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 34-vjeçar.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit të Elbasanit, kamioni që drejtonte 30-vjeçari, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 30 vjeç, banues në Kavajë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në këtë automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme
-Informacion paraprak/Mëngjesin e sotëm, në fshatin Shëmrizë, Gramsh, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. B., 74 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të 74-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.