DVP Elbasan/Ndëshkohen 4 drejtues mjetesh që shkelën rregullat e qarkullimit rrugor

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Bazuar në 4 video të publikuara në rrjete sociale, në të cilat shfaqen 3 automjete dhe 1 motomjet që që kryejnë manovra të rrezikshme për veten e tyre dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, bëjmë me dije se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kryen verifikimet dhe ndëshkuan administrativisht drejtuesit si më poshtë:

✅ Është ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë, sipas pikave 3 dhe 5 të nenit 139 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që bëri drift me automjet dhe nuk rregulloi shpejtësinë në zonë të banuar e të frekuentuar nga njerëzit;

✅ Është ndëshkuar me masë administrative 57 000 lekë, sipas pikës 11 të nenit 99, pikës 8 të nenit 139, pikës 5 të nenit 153, pikës 2 të nenit 169, pikës 3 të nenit 139 dhe pikës 2 të nenit 99 të Kodit Rrugor, drejtuesi i motomjetit që qarkulloi me mjet pa vendosur kaskën mbrojtëse, si dhe kreu manorva të rrezikshme me mjet, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës;

✅ Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, sipas pikave 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që ka kryer parakalim të gabuar në aksin “Prrenjas–Librazhd”;

✅ Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, sipas pikave 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit (të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit) që ka kryer parakalim të gabuar në aksin “Librazhd–Qafë Thanë”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe sipas ligjit.