DVP Elbasan
I kërkuar nga Policia e Elbasanit, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”, kapet në PKK Kapshticë, 34-vjeçari.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaloi dhe vuri në pranga shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Elbasan. Për këtë shtetas, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
34-vjeçari u ndalua në PKK Kapshticë, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të punës me shërbimet e Policisë Kufitare të kësaj pike kalimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.