DVP Elbasan – Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe vresht në fshatin Shtërmen, vihet në pranga autori i dyshuar

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe vresht në fshatin Shtërmen, vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. R., banues në fshatin Shtërmen, Cërrik, pasi dyshohet se në fshatin Shtërmen, Cërrik, ka djegur disa barishte në pronën e tij dhe pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe vresht, në pronësi të shtetasit V. R.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Shkatërimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.