DVP Elbasan – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 42 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Belsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin E. P., 63 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Y. Gj., 60 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, Elbasan, pas ndalimit nga shërbimet e Policisë dhe vënies në djeni për një masë administrative të pashlyer, në ngarkim të mjetit që drejtonte 60-vjeçari, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Shërbimet bënë të mundur edhe bllokimin administrativ të mjetit, në bazë të Kodit Rrugor.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-Q. M., 63 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin, me detyrë rojë, në Ujësjellësin Peqin, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja”, pasi gjatë natës, në stacionin e pompave të ujësjellësit, janë vjedhur pompa dhe kompjutera. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

-I. B., 66 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin, me detyrë rojë, në stacionin e trenit Peqin, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja”, pasi gjatë natës është vjedhur një shumë parash në zyrën e biletave të këtij stacioni. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.