DVP Elbasan – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 34 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Cërrik, pasi ka kanosur me fjalë fqinjin e tij, shtetasin S. B., 64 vjeç, dhe është futur në banesën e 64-vjeçarit, pa miratimin e tij.

Në Komisariatin e Policisë Cërrik ka berë kallëzim shtetasi N. U., 66 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, se është larguar nga banesa, para 20 ditësh, nusja e djalit të tij, shtetasja S. Sh., 21 vjeçe, duke braktisur fëmijën e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.