DVP Elbasan/Arrestohet 1 shtetase që fotografoi fletën e votimit

DVP Elbasan
Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasen M. C., 56 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi mëngjesin e sotëm, në qendrën e votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.