DVP Elbasan – Arrestohet 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe shpallën në kërkim shtetasin R. S., 45 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit që ky shtetas kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një aparat celular me të cilin dyshohet se 45-vjeçari organizonte baste sportive. Punohet për kapjen e shtetasit R. S.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi N. Ll., 28 vjeç, banues në Elbasan, klient në këtë lokal, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular më të cilin dyshohet se vinte baste sportive.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 29 vjeç, banues në fshatin Crunjë, Gramsh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar automjetinm, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.