Cërrik/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për veprat penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, ”Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestuan në flagrancë shtetasit I. H., 38 vjeç dhe A. S., 44 vjeç, pasi kanë prerë disa pemë dekorative, në Cërrik, të cilat kanë rënë mbi shtyllat e tensionit të lartë, duke dëmtuar rrjetin elektrik të qytetit të Cerrikut.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi I. H., 53 vjeç, banues në Cërrik për veprat penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik” dhe ‘’Shkatërrimi i pronës”, pasi ka kontraktuar shtetasit e lartpërmendur, për të prerë drurët dekorativë, kundrejt pagesës.
— — —
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. S., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit M. P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç, banues në Librazhd, të cilët pas mjekimit në spitalin e Librazhdit, janë larguar për në banesë.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin A. Xh., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen M. Xh., 19 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.