Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohen penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen:
L. T., 40 vjeçe, banuese në fshatin Guras, Belsh, pasi dyshohet se duke djegur disa barishte në pronën e saj, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve Ç. I. dhe N. R.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. H., 31 vjeç, banues në fshatin Kryezjarr, Elbasan, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur;
E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë, Librazhd dhe P. K., 54 vjeç, banues në fshatin Cërrujë, Gramsh, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletat, pa leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.