Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në lagjen “Sporti”, Gramsh, ka qëlluar me dorezë metalike, në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasin E. K., 39 vjeç, banues në Gramsh, i cili ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin H. K., 48 vjeç, banues në fshatin Shtërmen, Cërrik, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
—
Specialistët e Hetimit të Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
-E. B., 60 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në lagjen nr. 2, Cërrik, pa lejen perkatëse;
-E. K., 28 vjeçe dhe A. K., 29 vjeç (burrë dhe grua), banues në fshatin Dardhë, Librazhd, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në banesë. Gjithashtu, 28-vjeçarja ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit të saj, shtetasit G. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
—
Në vijim të njoftimit të datës 09.05.2022, për largimin nga banesa të shtetasit B. V., ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet në gjendje të mirë shendetësore dhe iu dorëzua familjarëve. Shtetasi B. V. deklaroi se është larguar me dëshirën e tij, nga banesa.