DVP Elbasan – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-K. D., 50 vjeç, banues në lagjen “Vullentari”, Elbasan, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi O. K., 41 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, me detyrë sekretar i Gjyshatës së Bektashinjve Elbasan, se 50-vjeçari shfrytëzon tokën pranë një objekti kulti.

-B. D., 47 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, për veprën penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, pasi, më datë 27.01.2022, ky shtetas ka njoftuar në sallën operative të DVP Elbasan, se është kanosur nga disa persona. Nga varifikimet e bëra ka rezultuar se ky njoftim ishte i rremë.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit :

-S. V., 45 vjeçe dhe po punohet për kapjen e shtetasit V. V., 47 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. V.

-L. I., 56 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se është autor i zjarrvënies në një sipërfaqe toke, në pyjet e fshatin Bulçar.
—-
Në Komisariatin e Policisë Gramsh janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetasit :

-F. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja J. Z., 25 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

-N. K., 71 vjeç , banues në fshatin Gribë, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. K., 39 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi F. T., 42 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. T., 27 vjeçe, duke braktisur fëmijën e tyre të mitur, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.