DVP Elbasan-Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh, si dhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit :

-T. H., 50 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

-G. N., 28 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit :

-Ç. Z., 39 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes, të lëshuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, për nënën e 39-vjeçarit, shtetasen E. Z.

-A. G., 26 vjeç, banues në lagjen “Kala”, Elbasan, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për të ndaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.