DVP Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 30 vjeç, banues në Gramsh, pasi në ambientet e një lokali, gjatë kontrollit në celularin e tij u gjetën faqe për vënien e basteve sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e DVP Durrës, kapën dhe ndaluan shtetasin Brahim Rapi 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 1 vit, 1 muaj e 25 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. K., 20 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-B. B., 38 vjeç, banues në Librazhd dhe L. B., 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 48 vjeç, banues në Gramsh, pasi në Gramsh, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. K., 39 vjeçe, banuese në Prrenjas, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 38-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. H., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. H., 57 vjeç, K. H., 32 vjeç (babë e bir), E. M., 32 vjeç, E. M., 37 vjeç dhe M. M., 25 vjeç (të 3 vëllezër), pasi në ambientet e një lokali, kanë goditur me grushte dhe sende të forta njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.