DVP, DVKM Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP /DVKM, Korcë

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. P. 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi në PKK Kapshticë në hyrje, gjatë kontrollit në automjetit e tij u gjetën një sasi gomash, pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 28 vjeç, banues në Bilisht, pasi gjatë kontrollit fizik ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e policisë.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit G. F., 37 vjeç, dhe I. Ç., 31 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se kanë goditur me grusht një 41-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, arrestuan ne flagrancë shtetasin S. L., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 50 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi produktesh bujqësore në banesën e një 40- vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. L., 34 vjec, E
D., 41 vjeç, R. G., 40 vjeç, dhe M. V., 30 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë pranë Drejtorisë së shërbimit të mbrojtjes së pyjeve dhe kullotave, në Bashkinë Pogradec, duke shpërdoruar detyrën nuk kanë bërë shoqërimin dhe bllokimin e një mjeti të ngarkuar me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
O. Xh., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht dy shtetas, për motive të dobëta;

Dh. V., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu kap dhe ju sekuestrua në cilësinë e cilësinë e provës materiale një sëpatë e vogël.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme