Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur disa herë, në rrjetet sociale, shtetasin R. R., banues në Durrës.
Shtetasi K. A. është ndaluar në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nga shërbimet e Komisariatit Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke ndihmuar një shtetas, që të kalonte kufirin, me pasaportë të falsifikuar.
Strukturat hetimore të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 62 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonte kufirin, me pasaportë të falsifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka dhënë deklarim të rremë, gjatë një seance gjyqësore.
Po nga këto struktura u ndalua shtetasi G. Th., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.