DVP Durrës
Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasit:
Ll. Ll., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
A. T., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin M. Gj., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndalur automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.